PLAY OFFI
Caktohen çiftet e Play Offit në Ligën e Parë
8 April, 2021 @23:36
Me ndeshjen e sotme mes AS Prishtinës dhe Marigona Prishtinës, ka përfunduar stinori i rregullt në Ligën e Parë.
Drita e përfundoi stinorin e rregullt me 17 fitore e 1 humbje në pozitën e parë, Istogu në pozitën e dytë me 15 fitore e 3 humbje, AS Prishtina në pozitën e tretë me 14 fitore e 4 humbje dhe Marigona Hill Prishtina me 11 fitore e 7 humbje.
Në gjysmëfinale të Play Offit, Drita do të përballet me Marigona Hill Prishtinën, kurse Istogu me AS Prishtinën.