DUELI I BARAZHIT
Caktohet data e barazhit, Bashkimi-Dardana
28 May, 2019 @15:10
Skuadra e Bashkimit të Koretinit që përfundoi në pozitën e 14 të Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, ka mësuar kundërshtarin e barazhit nga Liga e Dytë.
Ajo është skuadra e Dardanës, ndërsa dueli ndaj Bashkimit është përcaktuar të zhvillohet me datën 2 qershor në Riza Lushta të Mitrovicës.
Bashkimi i Koretinit do të jetë në cilësinë e vendasit, ndërsa do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ku nëse fituesi nuk përcaktohet për 90 minuta, shkohet në vazhdime, e pastaj në rast nevoje edhe në penallti.
Fituesi i kësaj ndeshjeje në stinorin 2019/20 do të jetë pjesë e Ligës së Parë, ndërsa humbësi pjesë e Ligës së Dytë.