Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS

Can Sevim e përshkruan ndeshjen me një fjali!

Foto: FBK/ fb

Can Sevim e përshkruan ndeshjen me një fjali!


11 January, 2023 @22:24

Trajneri i Pejës, Can Sevim, ka qenë tejet i dëshpëruar me paraqitjen e ekipit të tij sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Peja pos që humbi nga Prishtina, ka pësuar edhe humbjen më të thellë të stinorit derisa ai është në krye të ekipit.

Gjithashtu, kjo ka qenë humbja e parë e Pejës nga Prishtina këtë sezon në kampionat, ndërsa kanë humbur edhe kreun e renditjes tabelare që e mbanin që prej fillimit të stinorit.

“Nuk ka çka të thuhet për këtë lojë. Luajtëm për turp, i urojmë fitoren kundërshtarit,” ka thënë Sevim pas ndeshjes, duke e përfunduar me kaq deklaratën e tij dhe duke mos dëshiruar ta zgjasë atë.

Peja pësoi nga Prishtina në kryeqytet me 38 pikë dallim sonte. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga