Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFERENCA

Cana beson tek skuadra

Cana beson tek skuadra


10 June, 2016 @18:14

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Lens një ditë para ndeshjes me Zvicrën, kapiteni Lorik Cana u shpreh:

Gjithçka do të koncentrohet tek futbolli. Kemi arritur këtu me zemër dhe me organizim të mirë. Çdo lojtar do të jetë në nivelin e duhur . Në skuadër janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Ekipi është përmirësuar në fazën e mbrojtjes dhe organizimit. Këto ishin dy armët tona kryesore drejt kualifikimit në EURO2016.

Disa lojtarë të Zvicrës janë shqiptarë dhe ka miqësi mes dy skuadrave, por në fushë jemi kundërshtarë.

Taulanti dhe Graniti janë profesionistë dhe luftetarë. Të dy do të luajnë për të fituar.”

EURO2016 GRUPET DHE ORARI


 
Të gjitha lajmet nga