Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: TREPÇA - PRIZRENI

Cannefax 24 pikë, për fitoren e dytë radhazi

Cannefax 24 pikë, për fitoren e dytë radhazi


13 December, 2020 @16:42

Skuadra e Ponte Prizrenit ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në Superligë, për të vazhduar formën e mirë, karshi Trepçës e cila tashmë tre ndeshje s’ka shënuar fitore.

Ekipi bardhezi nga Prizreni ka triumfuar në përballjen e parë të ditës në Superligë sot, duke i mposhtur minatorët me rezultat përfundimtar 56-69 [13-14, 10-15, 16-22, 17-18].

Përballja ka qenë jashtëzakonisht e ngushtë në pjesë të madhe të ndeshjes, por ekipi i Arbnor Rifatit ka fituar secilin çerek për të ngritur nga pak epërsinë dhe për të çuar ekipin në fitore të lehtë në fund të ndeshjes.

Amerikani Xavier Cannefax ka qenë më efikasi te ekipi i Prizrenit. Ai ka shënuar 24 pikë, 3 asistime e 5 kërcime në fitoren e ekipit të tij, duke qenë lojtari i vetëm në ndeshje që ka dhënë mbi 20 pikë sot.

TABELA AKTUALE

Ty Nichols ka shtuar 12 pikë të tjera për ekipin, duke dhënë edhe 8 asistime e 3 kërcime. Ndërsa paraqitje tejet të mirë ka pasur edhe Josh Martin që ka dhënë 8 pikë, 16 kërcime, 4 asistime dhe 1 bllokadë të regjistruar për ekipin e tij.

Sa i përket vendasve, vetëm njëri nga treshja e huaj ka shënuar pikë dyshifrore në duel ndaj Prizrenit. Ndërsa në total lojtari më efikas i ekipit ka qenë Besnik Azemi.

Azemi ka shënuar 14 pikë e 8 kërcime në këtë ndeshje, ndërsa Majid Ewuosho ka dhënë 12 pikë, 6 kërcime e 3 assitime.

Me këtë fitore Ponte Prizreni për momentin ngritet në vend të dytë të tabelës, ndërsa Trepça është e parafundit në klasifikim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga