Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVANI

Cavani e shkel Interin

Cavani e shkel Interin


5 May, 2013 @22:57

Sonte ishte nata e super sulmuesit të Napolit, Edinson Cavani. Uruguajani në derbin e javës në Serie A ndaj Interit shënoi plot tre herë për t’ia dhuruar fitoren e 20-të skuadrës së tij për këtë edicion.

Hat-tricku i Cavanit filloi me golin e tij në minutën e tretë dhe u kompletua me dy golat e tjerë në minutat 33’ dhe 78’.

 

Ndërsa goli i vetëm i Interit u shënua nga Ricardo Alvarez në minutën 23’ nga penalltia, sikurse që e realizoi edhe Cavani golin e tij të dytë.

 

Dyshja shqiptare e Napolit, Valon Behrami dhe Blerim Dzemaili, ishin titullarë në ndeshje, ku ky i fundit u zëvendësua në minutën 66’ nga kolumbiani Pablo Armero.

 

Tabela aktuale.



Rezultati

Napoli - Inter 3-1

 
Të gjitha lajmet nga