Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRIZRENI

Çfarë ndeshje në Mitrovicë, Trepça fiton pas dy vazhdimeve

TOPSPORTI / A.P

Çfarë ndeshje në Mitrovicë, Trepça fiton pas dy vazhdimeve


27 February, 2021 @21:07

Një prej ndeshjeve më dramatike të stinorit u zhvillua sot në Mitrovicë në përballjen mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit.

Drama përfundoi me fitoren e ekipit vendas, i cili triumfoi pas dy vazhdimeve me rezultat 116-114.

Pjesa e rregullt e ndeshjes po ashtu e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.

Trepça ishte ajo e cila pati një epërsi të konsiderueshme prej 9 pikëve në çerekun e katërt 81-72, por më pas Ponte Prizreni i ndezi motorët dhe kaloi në epërsi prej 87-89 kur kishin mbetur edhe 30 sekonda deri në fund.

Në aksionin vendimtar të pjesës së rregullt, qendra Stavros Toutzaiarkis shënoi për dy pikë duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdimin e parë përsëri skuadrat nuk arritën ta mposhtin njëra tjetrën, ndërsa gjatë kësaj kohe xeheterët u hendikepuan edhe me përjashtimin nga loja të Drilon Hajrizit që bëri 5 gabime personale.

Në vazhdimin e dytë e gjithë përgjegjësinë mbi supe e mori pllejmekeri Ivan Koljevic, i cili ia mundësoi fitoren kaq të vështirë ekipit të tij.

TABELA AKTUALE

Qendra Stavros Toutzaiarkis ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, duke treguar mbizotërim të plotë nën kosh përballë Urim Zenelajt dhe Josh Martinit të Ponte Prizrenit. Stavros luajti me 30 pikë dhe 22 kërcime, pllejmekeri Koljevic shtoi 28 pikë dhe 11 asistime.

Në anën tjetër te prizrenasit u dallua Divine Myles që ishte afër shifrave triple-double duke shënuar 29 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime.

Për ekipin e Arbnor Rifatit në këtë ndeshje debutuan dy lojtarët e huaj, Kwame Vaughn dhe Landon Taliaferro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga