Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E REJA

Challandes shton në listë për Greqinë edhe 2 futbollistë

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Challandes shton në listë për Greqinë edhe 2 futbollistë


4 September, 2020 @12:34

Pas barazimit të papritur ndaj Moldavisë mbrëmë 1-1 dhe pikës së parë të fituar në Ligën C3 të Kombeve, selektori i Kosovës Bernard Challandes duke u bazuar në rrethanat e krijuara, ka ftuar edhe dy futbollistë shtesë për përballjen e 6 gushtit ku Kosova pret Greqinë në Prishtinë.

FFK para pak çastesh ka zyrtarizuar ftesat e bëra për mbrojtësin e ri të Ballkanit, që ka bërë karrierë në Prishtinë dhe Gjilan më parë, Armend Thaqi, si dhe për mesfushorin e talentuar Rron Broja që vesh fanellën e Partizanit.

Kujtojmë, për shkak të rrethanave të krijuara me COVID-19 skuadrat e futbollistëve tanë të poshtëshënuar nuk i kanë dhënë më shumë sesa një lojë leje dhe kështu në përballjen ndaj grekëve Challandes nuk do të mund të llogarisë te këta lojtarë: Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, kurse Vedat Muriqi mungon për shkak të lëndimit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve