Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Challandes vlerëson grupin, mund të ëndërrojmë

Challandes vlerëson grupin, mund të ëndërrojmë


8 December, 2020 @12:02

Selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes ka vlerësuar grupin që shorti ia dha Kosovës mbrëmë për kualifikime në Botërorin 2023.

Në një bisedë me koha.net Challandes 69-vjeçar ka thënë se nuk është i kënaqur, por as i pakënaqur me grupin.

Kosova do të jetë pjesë e Grupit B, që përmban 5 skuadra dhe si pjesë e vazos së pestë, është më e dobëta në grup.

“Një grup shumë i fortë dhe aspak i lehtë. Poashtu mendoj se është një grup interesant me Spanjën, një ekip prej më të fortëve në botë si dhe favorite, pastaj me Greqinë kemi luajtur dhe nuk është e pamundur për ne që t’i mposhtim. Suedia ka bërë kualifikime shumë të forta kohëve të fundit me një ekip të ri. Ndërsa Gjeorgjia nuk bën të nënçmohet assesi,” ka thënë zvicerani.

“Ne jemi Kosova dhe gjithmonë kam dashur të kemi kundërshtarë të fortë në grup. Mirëpo, problemi në këto kualifikime nuk është kundërshtari, por lojtarët që do t’i kemi në dispozicion. Nëse mund të luajmë me lojtarët më të mirë, atëherë mund të bëjmë kampanjë të mirë kualifikuese,” ka thënë Challandes.

“Në përgjithësi, është një grup i mirë dhe jam i kënaqur me të pasi e di saktësisht se në secilin grup kualifikimi do të ishte edhe më i vështirë. Mendoj se mund të bëjmë një punë shumë të mirë dhe mund të ëndërrojmë edhe njëherë tjetër kualifikimin,” ka mbyllur selektori i Kosovës bisedën dhe duke dhënë vlerësimin e parë për shortin, ndeshjet e së cilës do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga