Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFEU

Chelsea historik

REUTERS/Eddie Keogh

Chelsea historik


15 May, 2013 @23:25

Finalja e Amsterdamit i takoi Chelseat. Londinezët kanë arritur që me një parabollë maestrale me kokë të serbit Branislav Ivanovic të shënojnë fitore në finalen dramatike. 

Me fitoren e Europa League, Chelsea ka arritur të bëhet skuadra e parë që pas Ligës së Kampionëve fiton Europa League, ndërsa ka hyrë në listën e pak ekipeve që kanë fituar së paku nga një herë të gjitha trofetë e mundshëm europian: Kupa/Liga e Kampionëve, UEFA/Europa League dhe Kupa e Kupave. 

Ndeshja luftarake me akcione nga të dyja palët është dashur që të pres 60 minuta për ndërrim në rezultat. 

Ka qenë sulmuesi spanjoll i Chelseat, Fernando Torres, që shënoi golin e parë në finale duke e kaluar portierin e Benficës, Artur Moraes, për të shënuar për 1-0. 

Mirëpo shqiponjat e Lisbonës reaguan menjëherë kur pas një ndërhyrjeje, referi akordon penallti dhe sulmuesi paraguajan i portugezëve, Oscar Cardozo, shpon portën e çekut Petr Cech, për 1-1. 

E në momentet kur çdokush priste fundin e ndeshjes dhe fillimin e vazhdimeve, Juan Mata, gjen Branislav Ivanovicin - që fut skuadrën londineze në histori. 



EUROPA LEAGUE - FINALJA

Amsterdam Arena, Amsterdam, Holandë Chelsea - Benfica 2-1 Torres 60', Ivanovic 90' - Cardozo 68'


FAKT:

1 Rafael Benitez (Chelsea), nuk ka bërë asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes, derisa Jorge Jesus (Benfica) tre.

 
Të gjitha lajmet nga Europa League