Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTHAMPTON 2-1 CHELSEA

Chelsea pëson pas përmbysjes në Southampton!

Foto: Southampton/fb

Chelsea pëson pas përmbysjes në Southampton!


30 August, 2022 @23:48

Përkundër fillimit të mbarë dhe golit të hershëm të shënuar nga transferi veror Raheem Sterling, Chelsea ka parë veten në disavantazh në fund të pjesës së parë dhe po ai rezultat ka bërë që ekipi të kthehet në shtëpi me humbje, pasi që ekipi i Ralph Hassenhuttl fitoi, Southampton 2-1 Chelsea [Romeo Lavia 28’, Adam Armstrong 45’+1 - Raheem Sterling 23].

Që prej shënimit të golit të barazimit vendasit u treguan më të mirë në fushë, derisa Southampton tash kalon në pozitë të shtatë me një fitore të merituar, duke dalë me pikë të njëjta mbi Chelsean në renditje tabelare.

Përndryshe, golashënuesi i ri, i ardhur këtë verë në ekip, belgu Romeo Lavia është bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2004 që ka shënuar gol në Premier Ligë.

Te Chelsea, në 24 minutat e fundit të ndeshjes luajti edhe Armando Broja, por pa arritur të bëj dallimin në lojë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League