Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: CHEMNITZ - YLLI

Chemnitz po dominon ndaj Yllit

Chemnitz po dominon ndaj Yllit


19 October, 2022 @20:54

Ka përfunduar pjesa e parë në Arena BG të Chemnitzit, ndërsa ekipi Niners Chemnitz është në epërsi dominuese ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore të FIBA Europe Cup.

Pas çerekut të parë 25-13, ku suharekasit shënuan pikët e para pas minutës së 5 të ndeshjes, derisa epërsia për vendasit ishte 12-0, në çerekun e dytë ka vazhduar njëjtë ritmi gjerman për 26-13 dhe pjesa e parë ka përfunduar me 51-26.

Më efikasi te Chemnitz është Kevin Yebo me 11 pikë, ndërsa te Ylli Rashun Davis me 7 pikë është më i dalluari.

Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes

NDESHJEN DIREKT MUND TA SHIKONI KËTU


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga