Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NOTTINGHAM FOREST 1-0 LIVERPOOL

City Ground mbetet kala për Liverpoolin

City Ground mbetet kala për Liverpoolin


22 October, 2022 @15:20

Stadiumi i Nottingham Forestit, City Ground, është stadiumi i vetëm ku Liverpool ka luajtur më shumë se një ndeshje në Premier Ligë dhe asnjëherë s’ka fituar. E kështu ka mbetur edhe sot, derisa Nottingham Forest i fundit në renditjen e Premier Ligës ka arritur që të shënojë fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat minimal, 1-0 [Taiwo Awoniyi 55].

Edhe para ndeshjes trajneri i Nottinghamit Steve Cooper kishte thënë se sot duhet të tregohet një lojë thuajse perfekte për të arritur dicka ndaj Liverpoolit, ndërsa krejt në fund të ndeshjes mbrojtjet e portierit Dean Henderson shpëtuan skuadrën e “pylltarëve”.

Kujtojmë Awoniyi la Liverpoolin në vitin 2021 pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa shënoi gol pasi që shuti fillestar i tij u kthye nga shtylla.

Krejt në fund, Nottingham Forest dështoi të shënonte në portë të zbrazët, pasi që Alisson kishte dalë nga porta, derisa Liverpool rastin më të mirë e kishte me Virgil Van Dijkun që goditi me kokë pas kornerit, por Henderson bëri mrekulli refleksësh për të mbrojtur portën e tij.

Mohamed Salah @ Liverpool, desperate

Liverpool mbetet pa fitore jashtë terrenit të vetë këtë stinor, ndërsa Nottingham me këtë fitore del nga fundi i renditjes tabelare. Ekipi në fjalë sot ka arritur pas nëntë ndeshjesh në elitë dhe të dytën në total!

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League