Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY

City impresiv, demolon Tottenhamin

REUTERS

City impresiv, demolon Tottenhamin


24 November, 2013 @16:31

Fjalët e Manuel Pellegrinit, trajnerit të Manchester Cityt, se ekipi i tij po luan më mirë në sulm sesa ai i Roberto Mancinit, që ka qenë ish trajner i ekipit nga Manchesteri - sot janë vërtetuar. 

Manchester City ka demoluar totalisht gjelat e Tottenhamit të cilët i ka mposhtur thellë dhe atë me rezultat turpërues 6-0. Një rezultat i tillë ndërmjet dy ekipeve të forta, nuk është shënuar moti në Premier League. 

Jesus Navas filloi dhe përfundoi rafalin e golave të qytatërave të Manchesterit derisa mes tij shënuar edhe Sergio Aguero (2), Alvaro Negredo si dhe një autogol nga Sandro. 

Me këtë fitore ekipi i Pellegrinit që ka shkëlqyer sot kërcen në vendin e katërt të tabelës, nga pozita e nëntë, ku ishte xhiron e kaluar. 

Përndryshe, City edhe në ndeshjen e kaluar në Etihad mposhti thellë kundërshtarin më të lehtë Norwich City (7-0), por definitivisht një rezultat i tillë nuk është pritur sot ndaj Tottenhamit të Andre Villas Boasit. 

Tottenham edhe një herë dëshmoi analizat e ekspertëve se me fitoret e penalltive të fillimi stinorit nuk mund të shkojë aq larg. E kjo ia nisi të dëshmohet shumë më shpejtë sesa që pritej dhe Tottenham që krenohej me mbrojtje të fortë, pasi që deri në këtë xhiro kishin vetëm 6 gola të pranuara, më së paku në Premiership - sot pësuan sa kanë pësuar gjatë gjithë stinorit. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



FAKT:

Tottenham në 11 xhirot e deritashme ka pranuar në total 6 gola në Premier League. E sot, vetëm nga Manchester City pranoi 6.

 
Të gjitha lajmet nga