Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

City largon Liverpoolin nga kreu

SPORTIMAGE

City largon Liverpoolin nga kreu


26 December, 2013 @20:15

Manchester City ka regjistruar fitoren e dymbëdhjetë në Premier League duke e mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë për titull, Liverpoolin, në derbin e javës 18.

Goli i parë në Etihad Stadium erdhi nga braziliani i Liverpoolit, Philippe Coutinho, i cili shënoi në minutën 24’ për epërsinë 1-0 të skuadrës së tij.

Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi që qendërmbrojtësi belg, Vincent Kompany, arriti të shënojë me kokë për ta barazuar rezultatin.

Për golin e fitores u përkujdes sulmuesi Alvaro Negredo, i cili shënoi në çastet e fundit të pjesës së parë.

Me këtë humbje Liverpooli e humbi pozitën e parë që e kishte marrë në javën e kaluar nga Arsenali dhe tani radhitet në pozitën e katërt, duke u kaluar kështu edhe nga rivali i sotëm, Manchester City, i cili u ngrit në pozitën e dytë.

Tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League