Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 2-0 ASTON VILLA

City lider dhe në formë, 6 fitore radhazi

Foto: premierleague.com

City lider dhe në formë, 6 fitore radhazi


20 January, 2021 @21:01

Manchester City ka marrë kreun e Premier Ligës me fitore 2-0 ndaj Aston Villës sot në Etihad. Super-goli i Bernardo Silvës në minutën e 79 të ndeshjes i ka dhënë avantazhin ekipit të Pep Guardiolës, ndërsa krejt në fund Ilkay Gundogan ka shënuar nga penalltia për të përfunduar dilemat e fitues.

Ky ka qenë goli i parë sezonal i Bernardo Silvës, ndërsa Manchester City ka kapur formë të jashtëzakonshme prej 6 fitoreve radhazi, për të dalë në krye të tabelës me 38 pikë, sa ka edhe Leicester me një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Manchester City bëhet për herë të parë lider këtë sezon, ndërsa belgu Kevin de Bruyne është ndërruar për shkak të një dyshimi për lëndim, që pritet të vërtetohet nëse është serioz apo jo.

TABELA AKTUALE

Forma e mirë e Cityt ka marrë hov me dyshen fantastike në mbrojtje John Stones dhe Ruben Dias, derisa ekipi s’ka pranuar gol në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Në anën tjetër për Aston Villën kjo ka qenë ndeshja e parë pas 19 ditësh, për shkak të rasteve me coronavirus dhe ekipit i doli përballë skuadra më në formë në ligë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League