Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

CITY - CHELSEA

City nuk di të ndalet, 12 fitore radhazi në ligë

Foto: Premier League

City nuk di të ndalet, 12 fitore radhazi në ligë


15 January, 2022 @15:23

S’ka të ndalur Manchester City!

Kampioni në fuqi i Anglisë sot e ka shënuar fitoren e 12 radhazi në Premier League, për ta bërë edhe një tjetër hap drejt titullit kampion.

Sot “qytetarët” e mposhtën 1-0 Chelsean, e goli i fitores erdhi nga belgu Kevin De Bruyne.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me Cityn më kërkues, por u mbyll pa gola. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Jack Grealish, gjuajtja e të cilit rreth minutës së 40’ përfundoi shumë pranë portës falë një devijimi të portierit spanjoll Kepa.

Gjatë pjesës së dytë, City ishte përsëri më dominues, ndërkohë që Chelsea tentonte të rrezikonte përmes kundërsulmeve. Por, golin e vetëm të ndeshjes e gjeti City.

Në minutën e 70’, belgu Kevin De Bruyne me një goditje precize me të djathtën shënoi ndaj ish-skuadrës së tij dhe kështu ia siguroi Cityt tre-pikëshin e radhës, të 12-tin me radhë në Premier League.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka 13 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë, ndërkohë që Liverpooli (me dy ndeshje më pak) momentalisht ka 14 pikë më pak se City.

 


 
Të gjitha lajmet nga