Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - CITY

City shkelë Liverpoolin, hap i madh drejt titullit

City shkelë Liverpoolin, hap i madh drejt titullit


7 February, 2021 @19:34

Një hap i madh drejt titullit kampion për skuadrën e Manchester Cityt!

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike sot, duke e deklasuar Liverpoolin me rezultat 1-4 (Salah (P) 63’ / Gündogan 49’ 73’, Sterling 76’, Foden 83’) në “Anfield Road”.

TABELA AKTUALE

Problemet për shkak të mungesave të qendërmbrojtësve u panë te Liverpooli edhe sot, ndërkohë City, i stabilizuar në mbrojtje sivjet nga Super Ruben Dias dhe forma e mirë e John Stones, sot e gjeti edhe rrjetën më lehtë se zakonisht këtë sezon. Për më tepër, “qytetarët” sot e shpërdoruan edhe një penallti në pjesën e parë, kur Gündogan dështoi nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Paraqitje për t’u mbajtur mend te City zhvilloi edhe i talentuari Foden, ndërkohë që për Liverpoolin kjo ishte humbja e tretë radhazi në shtëpi, pas atyre që i pësoi ndaj Burnleyt e Brightonit.

Me një ndeshje më pak të luajtur, City tashmë ka 5 pikë më shumë se United, ndjekësi më i afërt, kurse Liverpooli momentalisht gjendet 10 pikë prapa Cityt në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League