CITY - BRIGHTON
City shumë i fortë për Brightonin
31 August, 2019 @18:19
Pas fitores ndaj Bournemouthit xhiron e kaluar, City pa problem e ka mposhtur edhe sot Brightonin.
Seria e golave u hap nga Kevin de Bruyne, dy gola të tjerë u shënuan nga Sergio Aguero, ndërsa golin e fundit e shënoi Bernando Silva, duke bërë kështu që ndeshja të mbyllet me rezultatin final 4-0.
Kështu, City pas 4 xhirove tubon plot 10 pikë, kurse Brightoni momentalisht ka 4 pikë.