Të gjitha lajmet

MEDIA TALK

Çka i thanë selektorit dhe lojtarëve me etni serbe?!

Foto: vijesti

Çka i thanë selektorit dhe lojtarëve me etni serbe?!

7 June, 2019 @19:15

Vijesti ditë më parë kishte kuptuar se lojtarët me etni serbe në Malin e Zi dhe selektori Ljubisa Tumbakovic, kishin qenë nën presion këto ditë, ashtu që të mos luajnë/paraqiten ndaj Kosovës.

“Nëse jeni serbë, nuk do të luani ndaj Kosovës. Pesë lojtarë tanë që reprezentojnë Malin e Zi nuk guxojnë të kenë dilema të premten,” është thënë mëtutje në tekst, njofton Vijesti, që ka burim tifozërinë e klubeve serbe, por s’përcaktohet nga cili klub.

Në anën tjetër, gazetarët që kanë provuar t’i kontakojnë futbollistët lidhur me pyetjen se a do të paraqiten apo jo në fushë, kanë shkruar se “lojtarët nuk lajmërohen as në telefon e as në rrjete sociale,” shpjegon gazeta malazeze.

TABELA DREJT EURO2020 dhe ORARI I NDESHJEVE

E nga kjo, më vonë vijoi lajmi se tashmë edhe definitivisht, gjithnjë sipas mediave malazeze, selektori Tumbakovic, ndihmësi i parë i tij Sasa Jankovic dhe futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic nuk do të jenë në lojë.

Mali i Zi përkundër se ka marrëdhënie të mira dhe korrekte me Kosovën si në aspekt politik ashtu edhe sportiv, kësaj radhe pritet të bie pre e kërcënimeve nacionaliste serbe që janë skandaloze për një nivel të tillë garash dhe veçanërisht për selektorin, që është emër shumë i respektuar i futbollit të ish Jugosllavisë.

TABELA DREJT EURO2020 dhe ORARI I NDESHJEVE

E FUNDIT

Dramë te Mali i Zi, serbët s’do të dalin në fushë, e as selektori

Foto: vijesti

7 June, 2019 @17:57

Selektori i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, bashkë me lojtarët serb të reprezentacionit të këtij vendi nuk do të dalin…

NGA KONFERENCA

Vedat Muriqi: Do të korrim fitore

Foto: FFK

7 June, 2019 @15:19

Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Malit të Zi ka qenë i artë.…

FORMACIONI I MUNDSHËM

Opsioni i dytë, zgjedhje e Challandesit

Foto: FFK

7 June, 2019 @15:09

Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme para ndeshjes së dytë kualifikuese drejt EURO2020. Pas arritjes në…

FORMACIONI I MUNDSHËM

Projekti i Rejas: muskuj dhe tru në 11-shen e parë

Foto: FSHF

6 June, 2019 @23:39

Shqipëria pas stërvitjeve në Durrës dhe në Frankfurt sot ka arritur në Rejkjavik të Islandës, ku të shtunën do të…

PARA NDESHJES

Kuqezinjtë zbarkojnë në Islandë

6 June, 2019 @20:50

Shqipëria ka mbërritur sot në drekë në Rejkjavik, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes së…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020