RREGULLAT
Çka ndodh nëse Kosova e Çekia përfundojnë grupin me pikë të njëjta?!
11 September, 2019 @15:54
Tashmë kur kanë mbetur edhe nga tre ndeshje të fazës grupore për Çekinë dhe Kosovën, që po luftojnë për vendin e dytë të Grupit A, që dërgon në EURO 2020, Çekia dhe Kosova janë një pikë larg njëra-tjetrës.
Mirëpo, çka do të llogarit UEFA-ja në rast se dy skuadrat përfundojnë grupin me pikë të njëjta?! Kush do ta fitonte pozitën e dytë - që siguron biletën për evropianin e radhës.
PIKAT QË VENDOSIN:
1. Së pari shikohen duelet mes veti.
Pra, me një ndeshje aktualisht të zhvilluar dhe ndeshjen në Çeki që do të luhet, Kosova aktualisht ka tri pikë dhe duhet të mos mposhtet atje, për të pasur epërsi në rast të pikëve të barabarta kur përfundojnë ndeshjet.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
2. Gol-dallimi mes ekipeve që kanë pikë të barabarta.
Pra, në rast se Kosova mposhtet në Çeki, do të duhet të mposhtet me rezultat minimal dhe atë 3-2 (ose me rezultat minimal me më shumë gola të shënuara) për të marrë epërsinë në këtë pikë.
3. Në rast se dy pikat e para janë plotësisht të njëjta, vendos goldallimi i përgjithshëm.
Pra, nëse Çekia e Kosova përfundojnë grupin me pikë të njëjta, dhe sikurse Kosova që mposhti Çekinë 2-1, edhe Çekia e mposht Kosovën 2-1, atëherë shikohet gol-dallimi i përgjithshëm në grup. Aktualisht, këtu Çekia qëndron më mirë, pasi që ka bilanc të përgjithshëm 9-8, ndërsa Kosova 10-10.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
4. Në rast se asnjëra nga pikat më lartë nuk bën dallimin, atëherë aplikohet rregulli fair-play në të gjitha ndeshjet e grupit sipas kësaj llogarie:
a) 1 pikë për karton të verdhë,
b) 3 pikë për karton të kuq, të marrë pas dy të verdhave,
c) 3 pikë për karton të kuq direkt,
d) 4 pikë për karton të verdhë, pas së cilit e merr direkt kartonin e kuq.
Në këtë pikë, aktualisht ka epërsi Çekia, pasi që ka 11 kartona të verdhë në total, ndërsa Kosova e ka prishur bilancin e saj pas ndeshjes me Anglinë ku i morrën 5 kartona të verdhë për të çuar totalin e kartonave të verdhë në 13.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
5. Nëse asnjëra nga pikat e lartshënuara nuk aplikohet, atëherë shikohet renditja më e mirë në Ligën e Kombeve.
E këtu, Çekia është në Ligën B, që do të thotë se ka epërsi.