Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRIZRENI

Cole, Canada e Zenelaj shkëlqejnë në fitoren e Prizrenit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Cole, Canada e Zenelaj shkëlqejnë në fitoren e Prizrenit


24 November, 2019 @20:58

Skuadra e Prizrenit, pas humbjes ndaj Prishtinës, është rikthyer te fitorja, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 93-101.

Performanca e shkëlqyer e amerikanit, Elliott Cole, bëri që Prizreni ta regjistroj fitoren e gjashtë të stinorit.

Cole gjatë ndeshjes luajti me 25 pikë, derisa ishte i saktë pesë herë nga tetë tentimet e tij nga vija e treshit. Cole gjithashtu u ndihmua edhe nga Malcolm Canada me 18 pikë e 10 asistime, Ty Nichols me 18 pikë e 7 kërcime, Urim Zenelaj me 10 pikë e 11 kërcime dhe Bennett Holley me 10 pikë të tjera.

Te Feronikeli u dalluan Tyron Garland me 22 pikë, Arti Hajdari dhe Rinor Ahmeti me nga 18 pikë dhe Brandon Scott me Darius Huggins me nga 15 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Prizreni aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Feronikeli me 14 pikë është në zonën e rrezikshme të tabelës.

Në xhiron e radhës Prizreni pret Lipjanin, kurse Feronikeli luan me Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga