Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF PENZA - KBF KASTRIOTI

Cooper 25p, Penza mposht Kastriotin

Cooper 25p, Penza mposht Kastriotin


31 January, 2021 @21:17

KBF Penza, siç është pritur, e mposhti Kastriotin me rezultat 93-72.

Kastrioti e kishte epërsinë vetëm në çerekun e parë, derisa Penza më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Gabrielle Cooper me 25 pikë, 16 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 3 bllokada ishte më e mira te Penza, derisa u dallua edhe Arbnore Përquku me 18 pikë, 9 kërcime e 5 kërcime.

Te Kastrioti u veçuan Andrea Iavarone me 21 pikë, 11 kërcime e 4 asistime dhe Anita Grainca me 17 pikë e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Penza ka bilanc prej 6 fitoreve e 6 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt, kurse Kastrioti në pozitën e fundit me 1 fitore e 11 humbje.

Në xhiron tjetër Penza takohet me Vëllaznimin, derisa Kastrioti me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave