Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PARË

COVID-19 rrezikon Leipzigun, Liverpool mund të fitojë 3-0

COVID-19 rrezikon Leipzigun, Liverpool mund të fitojë 3-0


5 February, 2021 @2:00

Liverpool nuk do të mund të udhëtojë për në Gjermani për të zhvilluar ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Leipzigut.

Gjermania ka ndaluar udhëtuesit nga vedet e ndryshme, në mes të cilave edhe Britania e Madhe që është e goditur nga varianti i ri i COVID-19.

UEFA ka bërë të ditur se është në kontakt me të dyja klubet dhe po e shqyrton situatën aktuale. Në rregullat e fundit të freskuara të UEFA-së nëse vendasi nuk do të mund të luajë në shtetin e vetë, duhet të gjejë lokacion tjetër ku do të mund të luajë ndeshjen si vendas.

Mirëpo, nëse ekipi nuk arrin të gjejë shtet të përshtatshëm për COVID-19, vend neutral për tu zhvilluar ndeshja, në një datë tjetër jo shumë të largët, atëherë vendasi do ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar.

Restriksionet në Gjermani janë në fuqi deri më 17 shkurt 2021. Njëri ndër opsionet për shpëtimin e Leipzigut mund të jetë bartja e ndeshjes së parë të kësaj fazë në Anfield Road. Ndërsa ndeshja e kthimit më 10 mars 2021 të zhvillohet në Gjermani!

Gjithsesi edhe ky opsion duhet të marrë leje dhe të konfirmohet nga UEFA-ja.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League