Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB VËLLAZNIMI

COVID19 edhe në Superligën e basketbollit

TOPSPORTI / A.P

COVID19 edhe në Superligën e basketbollit


5 August, 2020 @19:05

Rritja e numrit të të prekurve nga COVID19 në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që duket se virusi nuk po i “kursen” as sportistët.

Së fundi, TopSporti ka mësuar që pozitiv në testin për COVID19 ka rezultuar edhe Shkumbin Kumnova, kryetrajneri i klubit basketbollistik Vëllaznimi.

Përmes një bisede me TopSportin, Kumnova e ka pohuar këtë, ndërsa ka thënë që gjendja e tij është stabile dhe për momentin është në vetizolim.

Kujtojmë që sezoni 2019/2020 i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në basketboll ishte ndërprerë për shkak të pandemisë, mirëpo nga FBK u vendos unanimisht që Vëllaznimi, si lider i pakontestueshëm i Ligës së Parë kur liga u ndërpre, të ngjitet në Superligë në sezonin 2020/2021.


 
Të gjitha lajmet nga