KUPA E MBRETIT
REUTERS
Cristiano apo Falcao?!
17 May, 2013 @11:26
Dy golashënues të pafalshëm - dy ekipe të Madridit - një Kupë. Cristiano Ronaldo dhe Radamel Falcao do të jenë nën fokus gjatë ndeshjes finale të Kupës së Mbretit të Spanjës që zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu, ndërmjet rivalëve lokal Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Të dy kanë statistika mahnitëse nga ndeshjet finale dhe pritet të shihet se kush do të jetë më i mprehtë sonte para portës kundërshtare.
Portugezi Cristiano Ronaldo që luan për Real Madridin ka shënuar në tre finale sa ishte në Manchester United (FA Cup, Carling, Liga e Kampionëve) si dhe të tjerat me Real Madridin (Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës) duke pasur shtatë gola të shënuara në tetë finale të zhvilluara në përgjithësi.
Në anën tjetër, kolumbiani Radamel Falcao, ka tetë gola të shënuara në pesë finale të zhvilluara deri më sot. Ai të gjitha i ka me Porton, derisa me Atletico Madridin ka shënuar dy herë në finalen e vitit të kaluar të Europa League si dhe hat-trick ndaj Chelseat në finalen e Superkupës Europiane.
Sa i përket këtij stinori, Cristiano Ronaldo ka shënuar në tërësi 54 gola në 54 ndeshje, derisa Falcao 34 gola në 39 ndeshje.
COPA DEL REY - FINALJA
21:30 Santiago Bernabeu | Real Madrid - Atletico Madrid | Gjyqtar kryesor: Carlos Clos |