TRAJNERI ILIR DAJA
Daja rikthehet te Skënderbeu
8 August, 2019 @12:44
Trajneri që e bëri për herë të fundit kampion ekipin, Ilir Daja, është rikthyer te Skënderbeu.
Ekipi ka zyrtarizuar sot trajnerin, me të cilin ka arritur marrëveshje për të këndellur skuadrën, pas goditjeve të pësuara nga UEFA, lidhur me kurdisjen e ndeshjeve.
Skënderbeu nuk do të mund të luajë në gara evropiane për dhjetë vitet e ardhshme, ndërsa kreu i klubit ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në skuadër.