Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Dallku: Është dashur të fitojmë 5 ose 6-0, ne rrezikuam për 2-1

Foto: prishtinafc.com

Dallku: Është dashur të fitojmë 5 ose 6-0, ne rrezikuam për 2-1


2 June, 2020 @20:26

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, në deklaratën e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Drenicës, ka thënë se ekipi i tij është dashur të jetë më i saktë në sulm.

“Në vend se të fitonim 5-0 ose 6-0, ne rrezikuam për 2-1! Jam i kënaqur me ekipin përkundër kësaj. Ndërsa i uroj suksese debutuesit Zhuri, të cilit i kemi dhënë rast sot,” ka thënë Armend Dallku, trajner i Prishtinës sot.

Kurse sa i përket rezultatit të arritur dhe fitores me tri gola epërsi, Dallku ka thënë se s’ka përfunduar asgjë.

“Rezultati 3-0 na jep komoditet neve, por jo maksimal. Ne do t’ia bëjmë hizmetin edhe ndeshjes së kthimit, pasi synimi është finalja,” ka thënë ai për mikrofonin e Supersport Kosovës.

Prishtina mposhti Drenicën 3-0 në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës sonte në Fadil Vokrri të kryeqytetit.

Ndeshja e kthimit, Drenica-Prishtina zhvillohet më 17 qershor në Bajram Aliu të Skenderajt.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga