Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU 0-1 KIKA

Dardan Dermaku vendos, Kika e nis me fitore si mysafir

Dardan Dermaku vendos, Kika e nis me fitore si mysafir


26 September, 2020 @17:16

Skuadra e Kikës ka dalë fituese në Prishtinë sot, në përballjen ndaj Ramiz Sadikut vendas, për të nisur mbarë stinorin 2020/21 në kuadër të Ligës së Parë B të Kosovës në futboll.

Ka qenë krahu ofanziv i ekipit Dardan Dermaku që ka shënuar fitoren e Kikës, kur tundi rrjetën e prishtinasve pas asistimit të sulmuesit Kushtrim Rexhepi në fillim të pjesës së dytë për 0-1 [Dardan Dermaku 50].

Kika

Kika tregoi lojë të mirë, përkundër terrenit të mirë të Ramiz Sadikut, që paksa dukej të ishte i rëndëuar nga moti jo i mirë që mbretëroi këto dy ditë.

TABELA AKTUALE

Hogoshtasit nën drejtimin e trajnerit Shefket Sermaxhaj kështu e nisin me fitore të rëndësishme stinorin, derisa vendasit do të duhet të kërkojnë pikë që prej javës së ardhshme.

Ramiz Sadiku



i:

KF KIKA 4-2-3-1: Laurit Behluli - Mërgim Kastrati , Blerti Rashiti , Eridon Bajraliu , Drim Biqkaj (Patriot Fazliu) - Fidan Kqiku , Besart Morina ( Florent Leka ) , Valmir Ramadani ( Blerton Rashiti) - Dardan Dermaku ( Eron Kryeziu ) , Vllaznim Jashari ( Fahri Rashiti ) - Kushtrim Rexhepi

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë