Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI BARAZHIT: BASHKIMI - DARDANA

Dardana bindshëm, arrin Ligën e Parë

Dardana bindshëm, arrin Ligën e Parë


2 June, 2019 @17:57

Dardana e Kamenicës ka arritur që të triumfojë bindshëm në duelin e barazhit ndaj Bashkimit të Hogoshtit, për të siguruar Ligën e Parë për edicionin 2019/20.

Bashkimi që përfundoi i katërmbëdhjeti në Ligë të Parë dhe u desh që të shpëtojë stinorin me fitore sot, u mposht nga ekipi që përfundoi në vend të dytë të Ligës së Dytë të grupit B, Dardana.

Ndeshja u luajt në një terren të rënduar prej shiut të rënë sot në Mitrovicë, derisa në Riza Lushta kishin ardhur tifozët e të dyja skuadrave për të krijuar atmosferë gjatë ndeshjes.

Ka qenë sulmuesi Adonis Dodolli që ka shënuar dy golësh në pjesë të parë të ndeshjes për t’i dhënë krahë Dardanës, ndërsa në pjesë të dytë edhe një gol tjetër u shënua pas kundërsulmit, për të vulosur fitoren e Dardanës 3-0 ndaj Bashkimit (Dodolli 9’, 30’, nn. 85’).

Me këtë fitore Dardana siguron Ligën e Parë 2019/20, ndërsa Bashkimi bie në Ligë të Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë