Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: LIRIA - VËLLAZNIMI

Dautaj vendos, Vëllaznimi mposht Lirinë dhe del nga fundi i tabelës

Dautaj vendos, Vëllaznimi mposht Lirinë dhe del nga fundi i tabelës


6 December, 2020 @15:06

Ka vazhduar seria e rezultateve pa fitore për Lirinë e Prizrenit, duke u zgjeruar në gjashtë tashmë, kurse në anën tjetër Vëllaznimi ka dalë nga fundi i tabelës me fitore minimale të shënuar sot në Përparim Thaqi të Prizrenit.

Kuqezinjtë kanë mposhtur bardhezinjtë 0-1 [Qëndrim Dautaj 77]. Kjo është fitorja e dytë rresht e gjakovarëve në Ligën e Parë A, që i bëri ata të këndellen, derisa tashmë fundin e tabelës e ka prekur Vushtrria.

Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola në një terren thuajse të mbuluar nga mjegulla, në pjesë të dytë ka vendosur goli i Qëndrim Dautajt, që ka shfrytëzuar rastin e paraqitur për fitore.

TABELA AKTUALE

Kujtojmë, Vëllaznimi nga 4 fitore sa i ka në Ligë të Parë deri tash, 2 i ka shënuar ndaj Lirisë.

Liria në anën tjetër tashmë gjashtë ndeshje pa fitore me Skender Shengylin në krye, nuk lëviz nga pozita e gjashtë e renditjes, por gjendet larg synimit për rikthim në Superligë!

Prizrenasit nuk duhet të pushojnë fare gjatë dimrit ashtu që të rimarrin veten për pjesën pranverore të stinorit, që pritet të jetë edhe më e nxehtë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë