Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF TREPÇA - KBF Bashkimi

Davidson me 32 pikë, KBF Bashkimi vazhdon kryesimin

Davidson me 32 pikë, KBF Bashkimi vazhdon kryesimin


30 January, 2021 @16:07

KBF Bashkimi e mposhti KBF Trepçën me rezultat 58-68.

Në 10 minutëshin e parë, rezultati ishte i barabartë 18-18, e më pas ndeshjen e kontrolluan vashat e Bashkimit.

Le’Jzae Davidson shkëlqeu me 32 pikë, 4 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, ishte e vetmja me pikë dyshifrore te skuadra prizrenase.

Te Trepça u dallua basketbollistja e huaj Andraquay Quinnie me 31 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

TABELA AKTUALE

KBF Bashkimi e mposhti 2 herë skuadrën mitrovicase gjatë këtij stinori.

Me 11 fitore e 1 humbje, Bashkimi gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça me 1 fitore e 11 humbje në pozitën e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave