Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 10 NGA XHIROJA E FUNDIT

Davis, lojtari i javës

Ronald Davis, para ndeshjes/ Foto: KB Peja Official

Davis, lojtari i javës


30 November, 2015 @14:06

Playmakeri i Pejës, Ronald Davis, është përzgjedhur lojtar i javës në ndeshjet e fundjavës të zhvilluara në tre ditët e shkuara. 

Davis ka pasur paraqitje shumë të mirë ndaj Vëllaznimit në duelin e të premtes, ku shënoi 21 pikë, 9 kërcime e 7 asistime në fitoren e padiskutueshme të Pejës. 

Pas tij në treshen kryesore të javës janë renditur edhe dy lojtarë të Yllit, që e shpëtuan ekipin në përballje ndaj Vëllaznimit (Vëllaznimi, luajti dy ndeshje këtë fundjavë, pasi që ndeshja me Pejën ishte e shtyer). 

Urim Zenelaj me double-double ka arritur pozitën e dytë, ndërsa Landon Atterberry është renditur i treti. 

Mëposhtë shikoni TOP 10-shen e javës në Superligë të Kosovës, sipas Eurobasketit



TOP 10 performancat e javës në Superligë:

1 Ronald DAVIS PEJA
2 Urim ZENELAJ YLLI
3 Landon ATTERBERRY YLLI
4 Genti ZEKA (vs Peja) VËLLAZNIMI
5 Nenad DELIC PEJA
6 Genti ZEKA (vs Ylli) VËLLAZNIMI
7 Montreal SCOTT YLLI
8 Marcel JONES BASHKIMI
9 Drilon HAJRIZI PEJA
10 Blendi MATOSHI VËLLAZNIMI

 
Të gjitha lajmet nga