Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: LAKERS - NUGGETS

Davis spektakular, Lakers përgjysmon rrugën

FOTO / NBA

Davis spektakular, Lakers përgjysmon rrugën


21 September, 2020 @8:34

Me shënimin e Anthony Davisit në sekondat e fundit, Lakers e mposhti Denver Nuggetsin me rezultat 105-103 dhe kaloi 2-0 në epërsi në serinë finale të Konferencës Perëndimore.

Denver Nuggets ka bërë çdo gjë për fitore në çerekun e fundit, por super ylli Anthony Davis ishte i pakapshëm.

Davis në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi nga vija e treshit dhe ia solli fitoren skuadrës.

Anthony Davis shkëlqeu me 31 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua nga partneri i tij LeBron James me 26 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.

Te Denver u dalluan Nikola Jokic me 30 pikë, 9 asistime e 6 kërcime dhe Jamal Murray me 25 pikë e 6 kërcime.

Rezultati në seri është 2-0 në të mirë të Lakersave dhe atyre iu nevojiten vetëm e dy fitore për t’u kualifikuar në finalen e madhe të NBA-së.

Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 23 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA