Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CSKA - FENERBAHCE

De Colo i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës

FOTO / Euroleagu

De Colo i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës


22 January, 2021 @20:23

Skuadra e Fenerbahçes e mposhti CSKA Moskën në Rusi me rezultat 83-89.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat të barabartë 38-38, kurse skuadra ruse çerekun e tretë e përfunundo në epërsi prej 3 pikëve.

Skuadra turke ishte më e koncentruar në çerekun e fundit e sidomos në minutat e fundit me pikët e Jan Veselyt e Nando De Colos, Feneri e arriti një fitore të rëndësishme në Euroleague.

Jan Vesely ishte koshashënuesi më i mirë te Feneri me 24 pikë, kurse Nando De Colo kundër ish-skuadrës së tij luajti me 22 pikë e 9 asistime.

Te CSKA-ja Tornike Shengelia u dallua me 18 pikë.

Fenerbahçe pas një starti të dobët në fillim, tani ka bilanc prej 11 fitoreve e 10 humbje dhe gjendet në pozitën e 11, kurse CSKA Moska është në krye të Euroleagues me 15 fitore e 6 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague