Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - ZALGIRIS

Debutimi i Ballkanit në Evropë: çmime të arsyeshme të biletave + autobusë të organizuar

Debutimi i Ballkanit në Evropë: çmime të arsyeshme të biletave + autobusë të organizuar


4 July, 2022 @20:10

Nesër mbrëma me fillim nga ora 20:00, Ballkani si kampion i Kosovës e luan përballjen e parë ndaj Zalgirisit lituanez në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt fazës grupore të Champions League.

Klubi suharekas dëshiron që të debutojë sa më mirë, me ç‘rast po bën të pamundurën që t’ia mundësojë përkrahësve të tij shkuarjen sa më të lehtë në stadium.

Biletat për ndeshjen në fjalë po shiten online (KLIKO KËTU), e për ta bërë edhe më të lehtë shitjen e tyre, klubi suharekas po i shet biletat edhe në mënyrë fizike. Biletat e ndeshjes debutuese të Ballkanit në garat evropiane po shiten fizikisht edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe në zyret e klubit të Ballkanit në Suharekë. Shitja e tyre do të vazhdojë deri nesër mbrëma në ora 19:00, pra një orë para ndeshjes.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 3 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 8 euro, dhe VIP tribuna 20 euro.

Ndërkohë, është bërë e ditur që disa autobusë me tifozë të Ballkanit janë organizuar që të nisen nga Suhareka drejt Prishtinës për ndeshjen e nesërme, në mënyrë që të interesuarit për ta përcjellur ndeshjen drejtpërdrejt nga stadiumi të kenë zgjidhje kur bëhet fjalë për transportin.

Përveç Ballkanit, Kosovën në gara evropiane këtë verë do ta përfaqësojnë edhe Llapi, Drita e Gjilani, por për dallim prej Ballkanit, tri të tjerat do të luajnë në UEFA Conference League.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga