Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA U19

Dede shpall listën e Shqipërisë për ndeshje ndaj Kosovës

Foto: FSHF

Dede shpall listën e Shqipërisë për ndeshje ndaj Kosovës


29 May, 2019 @15:55

Shqipëria e 19 vjeçarëve fillon nesër grumbullimin për dy ndeshjet miqësore që do të luajë me Kosovën në 3 dhe 5 Qershor. Trajneri Nevil Dede ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka folur për dy miqësoret e rradhës si edhe për lojtarët e grumbulluar.

Për këtë grumbullim nën urdhërat e trajnerit Dede do të jenë 22 lojtarë, një pjesë e të cilëve vijnë për herë të parë në grumbullim me këtë grupmoshë, siç është rasti i Lucaj, Selishta, Shiba, Ajazi etj. Skuadra është duke u përgatitur dhe testuar për ndeshjet eliminatore të muajit nëntor, ku Shqipëria ndodhet në grup me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë dhe faza kualifikuese zhvillohet në muajin nëntor në Belgjikë.

PORTIERË: Livio Malaj (Partizani), Marvin Kodra (Tirana), Cristian Shiba (San Giustese).

MBROJTËS: Almir Rexhepi (Shkwndija), Niko Lucaj (Perugia), Yll Selishta (Winterthur), Alessandro Kacbufi (Besa), Kledis Hida (Elbasani), Endi Rrahmani (Akademia).

MESFUSHORË: Blerind Morina (Ostende), Ledio Beqja (Teuta), Arinald Rrapaj (Flamurtari), Bernard Karica (Dinamo Z.), Galip Arapi (Lazio), Kevin Haveri (AAS), Enrest Muci (Tirana), Kristian Asllani (Empoli).

SULMUES: Ergi Ajazaj (Shkwndija), Fatmir Prengaj (Laçi), Armando Broja (Chelsea), Genci Gashi (Shkwndija).


 
Të gjitha lajmet nga