Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA

Demi: Drita synon Superligën

Demi: Drita synon Superligën


24 October, 2020 @11:39

Kapiteni i Dritës, Qëndrim Demi, ka treguar planet e Dritës për stinorin 2020/21.

Demi në një bisedë me TopSportin ka thënë se synimi kryesor i Dritës do të jetë Superliga.

Qëllimi kryesor i Dritës do të jetë Superliga, gjatë afatit kalimtar e kemi shtu në skuadër lojtarët si Rinor Ahmeti, Erhan Sholla dhe Gent Shala.

Kemi filluar të stërvitemi si ekip, pasi që nuk kemi mundur më herët për shkak të pandemisë. Sikurse më herët dëshirojmë që Drita të jetë në Superligë,” ka thënë Demi.

Qëndrim Demi ishte lojtari më i mirë i Dritës në stinorin që e lëmë pas. Ai ishte lider në të gjitha kategoritë e statistikave (pikë, asistime, kërcime), derisa luajti me mesatare prej 21.2 pikëve për ndeshje, 6.9 asistimeve dhe 7.9 kërcimeve për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë