Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PRIZRENI

Derbi i qytetit, i takoi Bashkimit

Derbi i qytetit, i takoi Bashkimit


20 October, 2019 @21:00

Derbi lokal i Prizrenit, i takoi Bashkimit.

Bashkimi e mposhti Prizrenin me rezultat 82-73 dhe e përfundoi serinë prej dy humbjeve rresht.

Skuadra portokallezi, tre çerekët e parë i përfundoi në epërsi, përveç 10 minutëshit të fundit, por epërsia e krijuar mjaftoi për ta mposhtur Prizrenin.

Përforcimi më i ri i Bashkimit, Stevie Clark, në ndeshjen e parë të tij me Bashkimin, ishte më i miri në parket. Ai luajti me 26 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Gjatë ndeshjes u dalluan edhe Corey Ross me 14 pikë, Terik Bridgeman me 13 pikë dhe Ujkan Karanezi me 10 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Prizreni më i veçuari ishte Elliott Cole me 26 pikë. Ai mori ndihmë edhe nga Urim Zenelaj me 16 pikë e Malcolm Canada me 15 pikë.

TABELA AKTUALE

Bashkimi pas dy humbjeve rresht, e regjistroi fitoren e tretë të stinorit, kurse Prizreni e kishte një seri prej 3 fitoreve rresht, e cila përfundoi sonte.

Në xhiron e 7, Bashkimi luan me Pejën, kurse Prizreni me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga