Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DERBIT

Derbi i xhiros në Prizren, Bashkimi-Trepça

Derbi i xhiros në Prizren, Bashkimi-Trepça


31 October, 2016 @14:43

Të enjten mbrëma në Prizren zhvillohet derbi i xhiros së pestë të Superligës në basketboll, ku takohen dy skuadrat e katërshes së fortë të Superligës.

Bashkimi, që ende nuk ka përjetuar humbje këtë stinor në Superligë, pret Trepçën që është mposhtur nga Peja dhe atë në sekondën e fundit.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Basketbollistët e Bashkimit në xhiron e fundit kanë pasur punë të vështirë ndaj Yllit në Suharekë, që e mposhtën vetëm pas vazhdimeve, ndërsa Trepça ka kaluar lehtë Rahovecin.

Para ndeshjes, Bashkimi ka bilanc 4-0, ndërsa Trepça 3-1. Lojtari më i dalluar aktualisht te Bashkimi është Kejuan Johson, ndërsa te Trepça ditë të mira po kalon Frederic Stutz.

Trepca


 
Të gjitha lajmet nga