Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PRIZRENIT PAS NDESHJES

Detajet vendosën

Foto: TOPSPORTI/ Arkiv

Detajet vendosën


11 January, 2023 @23:21

Trajneri i Prizrenit, Edin Kërveshi, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Yllit, ka thënë se detajet e vogla kanë vendosur duelin, ndërsa Yllit i ndihmoi edhe fati pak.

Ai ka përgëzuar lojtarët që përkundër se nuk janë në seri të mirë, kanë qenë të fokusuar dhe kanë dhënë maksimumin në ndeshje.

“I përgëzoj lojtarët që dhanë maksimumin përkundër se jemi në seri të humbjeve. Ata treguan fokusim në pjesën më të madhe të lojës, por kësaj radhe disa detaje të vogla vendosën. Edhe fati ishte pak në anën e Yllit. Jam gjithashtu skeptik në disa raste në 2-3 minutat e fundit për faulime, por s’kemi cka të bëjmë. Humbëm ndeshjen dhe përgatitemi për tjetrën,” ka thënë Edin Kërveshi pas ndeshjes. 

KB Prizreni ka regjistruar humbjen e 11 të stinorit sonte. Më shumë se ata humbje ka vetëm Rahoveci që është i fundit në renditje tabelare. Për bardhezinjtë nga Prizreni kjo është humbja e gjashtë radhazi!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga