Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Devolli: E mposhtëm veten

Foto: KFDrenica/fb

Devolli: E mposhtëm veten


26 November, 2020 @15:47

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka qenë vetëkritik, ndërsa ka thënë se ekipi i tij ia “dhuroi” fitoren Ballkanit.

“Gjërat nuk shkuan mirë dhe për këtë marr përgjegjësi unë i pari. Ne ia dhuruam fitoren Ballkanit. Ata nuk na bënë golat. Ne i bëmë vetë dhe për këtë më vie shumë keq, pasi kemi pranuar gola cinik,” ka thënë Devolli për mikrofonin e ArtSport menjëherë pas ndeshjes.

“Ne kemi luajtur futboll vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Posa e vumë në vështirësi Ballkanin, realizuam gol. Po të shënonim më herët, tani do të flisnim ndryshe,” ka shtuar ai.

Drenica pas startit të mirë të Devollit me 3 ndeshje pa disfatë, tash ka shënuar humbjen e dytë me radhë në Superligë, pasi që në xhiron e shkuar u mposhtën edhe nga Gjilani minimalisht, 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga