MESFUSHORI ME TIPARE MBROJTESE
Diar Miftaraj zyrtarizohet te Drenica
30 September, 2020 @13:25
Mesfushori Diar Miftaraj është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Drenicës.
Skuadra e Superligës ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin dhe tashmë ka mbetur vetëm kompletimi i dokumentacionit që ai të ketë drejtë të luajë në përballjen e radhës për ekipin, ndaj Gjilanit.
Më parë, Miftaraj ka luajtur për Prishtinën e Besën.
Drenica në anën tjetër, në tre xhirot e para të Superligës ka përjetuar të gjitha, 1 humbje, 1 fitore dhe 1 barazim.