PP: MOLDAVIA 1-0 KOSOVA
Disavantazh, Kosovë e dobët në pjesë të parë
3 September, 2020 @21:37
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Moldavia - Kosova me epërsi minimale të moldavëve, që po luajnë si vendas në Itali.
Golin e vetëm të pjesës së parë e ka shënuar lojtari i ri i tyre, Ion Nicolaescu në minutën e 20 të ndeshjes për 1-0.
Kosova ka pasur posedimin e topit dhe dominimin në fushë, por ka rënë pre e moldavëve më të organizuar në mbrojtje që me një dalje të rrezikshme ka shënuar.
As edhe një rast i vetëm serioz për Kosovën pas pjesës së parë, derisa pritet që Bernard Challandes të intervenojë me zëvendësime në pushim të pjesëlojëve.