Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ANKESËS SË "PAMPURAVE"

Disiplinorja rrëzon ankesën e Fushë Kosovës

Disiplinorja rrëzon ankesën e Fushë Kosovës


29 May, 2019 @13:14

Pas ankesës së Fushë Kosovës lidhur me Vendimin për heqjen e gjashtë pikëve të ekipit për shkak të parregullsisë në ndeshjen Drenasi - Fushë Kosova, Komisioni Disiplinor i Ligës së Parë të Kosovës në futboll ka marrë këtë vendim.

“Refuzohet ankesa e KF Fushë Kosova nga Fushë Kosova dhe mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disiplinor i shkallës së parë, datë 17 maj 2019, mbi dënimin e KF Fushë Kosova me heqjen e 6 (gjashtë) pikëve nga pikët e përgjithshme të fituara,” ka shkruar Vendimi i botuar sot.

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË

Fushë Kosova ka të drejtë ankese tash në Komisioni e shkallës së dytë të Komisionit brenda 3 ditësh.

Fushë Kosova për shkak të kësaj parregullsie në përballje ndaj Drenasit dhe dënimit të heqjes së gjashtë pikëve, ra nga Liga e Parë e Kosovës dhe stinorin që vjen do të jetë pjesë e Ligës së Dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë