Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FANTASY PREMIER LEAGUE

Diskualifikohet fituesi “i vërtetë”, çmimin e merr matematicienti i Oksfordit

Diskualifikohet fituesi “i vërtetë”, çmimin e merr matematicienti i Oksfordit


11 August, 2020 @22:59

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në fundin e sezonit 2019/2020 të Fantasy Premier Leagues.

Loja e famshme që këtë sezon u luajt nga rreth 7 milionë njerëz në mbarë botën, pati një përfundim interesant.

Fituesi i kësaj gare për këtë sezon ishte bullgari Aleksandar Antonov, por “titulli” i tij u anulua nga krijuesit e lojës për shkak që, sipas tyre, ai kishte “shkelur disa rregulla të lojës”.

Kështu, fitues i lojës për sezonin 2019/2020 u shpall Joshua Bull, një matematicient i universitit të famshëm të Oksfordit.

I pyetur se çfarë rregulla kishte shkelur, Antonov deklaroi që diskualifikimi i tij vjen si pasojë e një bisede të tij me një shok në Facebook rreth një lojtari të Premier Leagues.

Biseda e Antonov me mikun e tij nuk është publikuar, mirëpo sipas Premier League ajo kishte përmbajtje të tillë që bie në kundërshtim me rregullat, gjë që çoi deri te diskualifikimi i bullgarit.

Më poshtë është paraqitur lista e shpërblimeve që fituesi i sezonit të Fantasy Premier Leagues merr:


 
Të gjitha lajmet nga Premier League