GJENERATA

REUTERS/Phil Noble
Dita e lamtumirës
19 May, 2013 @11:12
Katër futbollistë të përfaqësueses angleze dhe skuadrave të ndryshme në Premier League të cilët kanë pasur karrierë të bujshme do të përshëndeten nga futbolli aktiv sot, në xhiron e fundit të Premier League të këtij stinori, 2012/13.
Paul Scholes i Manchester Unitedit, Phil Neville i Evertonit, Michael Owen i Stoke City dhe Jamie Carragher i Liverpoolit - janë katërshja e madhe që do të lënë futbollin sot.
Paul Scholes dhe Jamie Carragher kanë qenë dy futbollistë nga këta katër që nuk kanë ndërruar asnjëherë skuadrat e tyre, duke i qëndruar besnik ekipit, Manchester United, përkatësisht Liverpool.
Ndërsa Phil Neville prej Manchester United ka vazhduar karrierën vetëm në Everton.
Sulmuesi këmbëshpejtë që lëndimet nuk e lanë të bëhet ndoshta më i miri, Owen, nga Liverpooli, ku kishte shkëlqyer kaloi në Real Madrid për t’u kthyer në Manchester United dhe përfunduar në Stoke City.
Nëse llogariten edhe pensionimet e Sir Alex Ferguson, pastaj David Beckham dhe shtohet kjo katërshe - Anglia mund të thuhet se po pensionon historinë e 20 viteve të fundit të saj - në krenari!
LAMTUMIRAT:
1 | Jamie Carragher | Liverpool | 737 ndeshje | |
2 | Paul Scholes | Manchester United | 717 ndeshje | |
3 | Phil Neville | Everton | 303 ndeshje | |
4 | Michael Owen | Stoke City | 222 gola në karrierë |