Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Djemtë treguan përgatitjen, do të përmirësohemi edhe më

Djemtë treguan përgatitjen, do të përmirësohemi edhe më


19 September, 2020 @0:03

Trajneri prishtinas, Arbnor Morina, që ka marrë drejtimin e ekipit debutues në Superligë, Arbëria, ka qenë jashtëzakonisht i kënaqur nga parqitja e lojtarëve në përballjen hapëse të stinorit 2020/21.

Ai ka përgëzuar të gjithë për shfaqjen e treguar në Riza Lushta, ku kanë befasuar Trepçën’89, duke e mposhtur 0-2 për të hapur sezonin me tre pikë.

TABELA AKTUALE

“Djemtë dhanë maksimumin në këtë ndeshje dhe treguan kontinuitet nga ajo se çfarë kanë shfaqur edhe në fazën përgatitore. Bëmë gabime, por do të përmirësohemi në ndeshjet e radhës,” ka thënë ndër të tjera Morina pas fitores në xhiron e parë të stinorit.

Kujtojmë, Arbëria ka arritur sukses historik për klubin duke siguruar Superligën e Kosovës për herë të parë. Pas fitores ndaj Trepçës’89 dhe kapjes së vendit të parë të klasifikimit (së paku për një ditë të plotë) ata do të tentojnë një befasi edhe në xhiro të dytë - ndaj Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga