COPPA ITALIA
Djimsiti në finale, Rrahmani e Hysaj eliminohen
10 February, 2021 @22:44
Atalanta e mposhti Napolin 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe u kualifiku në finale.
Në duelin e futbollistëve shqiptar, Berat Djimsiti u kualifikua në finale, kurse Amir Rrahmani e Elseid Hysaj u eliminuan nga Kupa.
Djimsiti luajti 90 minuta në këtë ndeshje për Atalantan, kurse 90 minuta luajti edhe Rrahmani, derisa Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 42’ të ndeshjes.
Atalanta në finale të Kupës së Italisë do të takohet me Juventusin.