Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - BASHKIMI

Dominon çerekun e katërt, Bashkimi fiton në “Karagaç”

TOPSPORTI / A.P

Dominon çerekun e katërt, Bashkimi fiton në “Karagaç”


27 October, 2019 @19:42

Me fitoren e Bashkimit është mbyllur dueli i sontëm mes Pejës dhe Bashkimit në “Karagaç”.

Skuadra nga Prizreni këtë takim arriti ta fitojë me rezultat 73-76, derisa vendimtare në këtë fitore ishte paraqitja fenomenale në çerekun e fundit, në të cilin Bashkimi pranoi vetëm 9 pikë, ndërkohë që shënoi 20, për ta përmbysur disavantazhin dhe për ta mbyllur duelin me triumf.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, te pejanët nuk mjaftoi paraqitja e mirë vetëm në çerekun e dytë dhe të tretë, për t’u detyruar kështu të pajtohen me humbjen e tretë sezonale.

I zakonshmi Henrik Sirko ishte më i miri te Peja sonte me 24 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, kurse te Bashkimi u veçuan Stevie Clark me 26 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe Corey Ross me 22 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.

Pas 6 dueleve të zhvilluara, Bashkimi tashmë ka bilanc 4-2, kurse Peja 3-3.


 
Të gjitha lajmet nga